Të pandara/ Dy binjaket që ndajnë çdo gjë bashkë, madje edhe burrin

Dy motra binjake, Anna dhe Lucy DeCinque, kanë vendosur që të ndajnë çdo gjë me njëra-tjetrën, përfshirë këtu edhe të njëjtin partner.

“Ne jemi të tre bashkë 24 orë të ditës, unë dhe motra ime. Është më e lehtë të ndash të njëjtin të dashur sepse jemi gjithmonë bashkë”, tha Lucy.

Gjatë festës së Krishtlindjes, motrat australiane u veshën njësoj, që nga makeup-i i ngjashëm, stolitë dhe madje edhe manikyri.

Ato kanë deklaruar për mediat se duan të mbeten shtatzanë në të njëjtën kohë dhe që babai i fëmijëve të jetë i dashuri i tyre, Ben Byrne.

Ju mund të pëlqeni dhe këto