‘Superheronjtë’ surprizojnë 17 vjeçarin shqiptar me sëmundjen e rëndë, i japin dhuratën që ëndërronte

Eljoni është një 17 vjeçar shqiptar, i cili prej kohësh është i shtruar në një spital në Itali pasi është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Ai kishte disa javë që kishte kërkuar një telefon të ri me të cilin të mbante kontaktet me miqtë e tij në Shqipëri, pasi u largua për shkak të sëmundjes dhe trajtimit mjekësor më të mirë në Itali.

Por Eljoni nuk po i besonte syve kur pa në fasadën e konstruksionit superheronjtë që po zbrisnin me litar nga çatia për t’i dhënë atij celularin e ri. Mes tyre ishte edhe Hulk, personazhi i tij i preferuar.

“Kur Eljon mbërriti këtu ai nuk dinte asnjë fjalë italisht dhe ishte në një situatë jashtëzakonisht të rëndë klinike”, thanë përfaqësuesit e spitalit ku ai po kurohet. “Ai doli të ishte një djalë fantastik, i përgjegjshëm, i mirë dhe i ëmbël. Çfarë emocioni për ta parë atë kaq të lumtur”, shtuan ata.

Surpriza u bë e mundur nga organizata jofitimprurëse “Make a Wish” me stafin e Edilizia Acrobatica.

Ju mund të pëlqeni dhe këto