Studentja gjen mënyrën e pazakontë për të fituar 70 mijë dollarë në vit duke mos punuar fare

Sweet Arches është një studente mjekësie nga SHBA, e cila arrin që të grumbullojë një fitim prej 70 mijë dollarësh në vit për shkak të këmbëve të saj.

28 vjeçarja publikon shumë foto të këmbëve të saj në rrjetet sociale. Ajo ka 106 mijë fansa në Instagram 25 mijë në Twitter dhe merr nga 50 deri në 100 kërkesa në ditë nga klientë që duan foto të këmbëve të saj në ujë, duke shkelur në petale apo të tjera kërkesa të çuditshme.

“Njerëzit pëlqejnë që t’u dërgoj foto të këmbëve duke shtypur gjëra, si fruta, ose ëmbëlsira. Më kanë kërkuar madje dhe të shtyp milingona, por nuk e kam bërë”, shprehet Sweet Arches, e cila I shet online këto foto.

Ju mund të pëlqeni dhe këto