Skenë si në filma/ Gratë mashtrojnë me mjeshtëri burrin, i vjedhin shumën marramendëse në lojën e pokerit

Një grabitje si në filma ka ndodhur gjatë një loje pokeri në kazinon “Seminole Hard Rock” në Florida, ku një burrë ka rënë pre e dy hajduteve.

Raportohet se dy gra i kanë grabitur lojtarit të pokerit orën e tij të shtrenjtë dhe një shumë kesh pasi e kanë droguar.

Në këtë video që është publikuar nga kazinoja, shihet viktima dhe dy gratë të ulur në tavolinën e pokerit. Aty shihet skena që është menduar shumë mirë nga gratë.

Burri në dëshminë e tij i ka thënë policisë se i ra të fiktë dhe kur u zgjua pa se ora e tij “Rolex” që kushton 15 mijë dollarë, ishte zhdukur.

Po ashtu, atij i kishin vjedhur 1000 dollarë. Në këtë video shihet se gratë i afrohen burrit tek tavolina e pokerit dhe njëra prej tyre i hedh diçka brenda në pije para se t’ia japë atë atij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto