Skandali/ Politikani përdor foton e filmave me pullë të kuqe, mendoi se tregonte njerëzit në vështirësi

Një gafë e madhe është bërë nga ish i dërguari special i Pakistanit në Kashmir. Së fundmi, Abdul Basit publikoi në Twitter një foto ku thoshte si paraqitej gjendja e myslimanëve në Kashmir pasi India u hoqi pavarësinë.

Kjo foto bëri xhiron e rrjetit dhe të shumtë e shpërndanë. Sipas Basit, fotoja ilustronte një burrë që kishte humbur shikimin.

Mirëpo, gazetarja pakistaneze, Naila Inayat, vuri re se kjo foto në fakt ishte e marrë nga një film pornografik. Ajo e bëri të ditur zbulimin e saj në Twitter.

Mediat ndërkombëtare kanë deklaruar më vonë se kjo foto është shkëputur nga filmi i vitit 2011, i cili quhet “Spitali Gjenital, pjesa 2”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto