Simpatia për Sinan Hoxhën dhe Anën e “Përputhen” fut në sherr çiftin/ Gruaja tenton të vetëvritet, burri e dhunon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku simpatia e një gruaje për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit të saj për vajzën konkurrente për “Përputhen”, Anën, ka çuar në një grindje të rëndë mes tyre.

Sipas gazetares Keti Banushi të “Ora News”, ngjarja e pazakontë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ku Saimir Bakalli shkoi me gruan dhe dy fëmijët për të kaluar natën e Vitit të Ri në shtëpinë e vjehrrit.

Sherri mes tyre nisi në momentin kur e shoqja e Saimirit kishte kërkuar të shihte në tv Sinan Hoxhën, duke u shprehur se e pëlqente. Bashkëshorti u bë xheloz dhe e akuzoi të shoqen se ajo e pëlqente më shumë këngëtarin se burrin.

Debati ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”. Këtë herë ka qenë bashkëshortja që ka reaguar ndaj burrit të saj.

Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin, është ashpërsuar dhe debati ka kaluar edhe në dhunë fizike. Saimiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Saimirit, për të ndarë çiftin, por edhe ai është goditur nga dhëndri. I gjithë sherri ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.

Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin. Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga Blutë e Tiranës dhe këtë te enjte ka dalë para gjykatës, ku u vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje.

Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto