Shtatzania i solli rritjen drastike të gjoksit, 21 vjeçarja qan hallet: “Më ka shkatërruar jetën”

Një mama 21 vjeçare, nuk është aspak e kënaqur nga rritja e gjoksit të saj teksa ishte shtatzanë, duke thënë se i ka shkatërruar jetën.

Natalie Donnan shprehet se gjoksi i saj i shkakton një dhimbje të madhe shpine dhe për shkak të tyre, e ka të pamundur të shkojë në palestër.

Natalie është shprehur se gjatë gjithë jetës së saj ka pasur një gjoks të madh, por ato u rritën pasi lindi vajzën në tetor të 2018. Ajo shprehet se kudo që shkon, njerëzit e shikojnë me sy ngacmues.

 Ka ndikuar në çdo gjë, duke nisur nga imazhi i trupit deri tek blerja e rrobave dhe reçipetave që më përshtaten. Ato tërheqin vëmendje gjithë kohës dhe e urrej këtë. Një mbrëmje isha në punë deri vonë dhe kur dola po më ngacmonin disa burra të dehur. Kjo më bëri të ndihesha shumë keq, ishte e tmerrshme. Nuk dua të vesh asgjë që më bën të ndihem seksi dhe nuk mund të vesh asgjë që më jep vetëbesim. Është e vështirë të gjej një të dashur që kujdeset për mua. Nëse përdor aplikacionet e njohjeve, të gjitha mesazhet që marr janë rreth gjoksit tim..”, është shprehur 21 vjeçarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto