Shoferi ia fut gjumit në mes të autostradës teksa makina e tij ecte me 100 km/orë, ja ç’ndodhi më vonë

Një shofer në Massachusetts, SHBA, ka ngelur i shtangur kur ka parë se drejtuesi i një makine Tesla ia kishte futur gjumit në mes të autostradës.

Makinat Tesla kanë një funksion autopiloti, mirëpo kompania është shprehur se drejtuesi i mjetit duhet të jetë i vëmendshëm pavarësisht se e lë me këtë funksion.

“Ktheva kokën dhe pash dikë që po flinte në sediljen e shoferit. Në fillim mendova se po gabohesha, por pasi e pash për herë të dytë, pash se shoferi po flinte për qejf”, ka thënë Dakota Randall, shoferi që ka regjistruar këtë video.

Sipas saj, makina ishte duke ecur me 90-100 km/orë. Policia e ka marrë këtë video dhe po e hetojnë këtë rast.

Një zyrtar nga Tesla ka thënë se sistemi i instaluar në makinat e tyre i kujton shoferëve që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe se përdorimi i autopilotit është i ndaluar kur shenjat e kujdesit nuk respektohen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto