Sherr i rëndë në Vlorë/ Burri tenton të godasi me thikë gruan, kalimtari i shpëton jetën

Një sherr i rëndë mes një burri dhe një gruaje është filmuar nga kamerat në qytetin e Vlorës, pamje të cilat janë publikuar nga JOQ.

Në këtë video, shihet se burri tenton të godasi me thikë gruan. Kjo e fundit largohet me shpejtësi, ndërsa një kalimtar i rastit ka ndërhyrë që ka mbajtur me forcë burrin për të mos kryer krimin.

“Prsh joq dje në qytetin e Vlorës, po shikoja 1 burrë dhe 1 grua që po shaheshin dhe ai burri vajti për ta qëlluar me thikë. Ai që e shpëtoi ishte kalimtar”, u shpreh ajo.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto