Shakanë më të mirë për 1 Prill e bëri gruaja e Joe Biden, Jill u punoi rrengun epik stafit të saj

Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, e ka kaluar 1 Prillin në një udhëtim pune rrugës për në Kaliforni bashkë me stafin e saj.

Pavarësisht se ishte duke udhëtuar në avion, ajo mendoi të organizonte një shaka për të gjithë pasagjerët.

Kur ata hipën në avion, një stjuardesë me emrin Jasmina, e veshur nga koka tek këmbët me të zeza, iu vjen t’i shpërndante ëmbëlsira.

Të gjithë ranë pre e mashtrimit, por në fakt stjuardesa ishte vet Jill. Këtë rreng e zbuloi vet Zonja e Parë e SHBA-ve, pasi askush nga pasagjerët nuk arriti ta njihte.

Jill Biden
Ju mund të pëlqeni dhe këto