Sfidoi çdo parashikim: Ky burrë qëndroi 1 vit pa ngrënë për t’u dobësuar, transformimi do ju lëjë pa fjalë

Në vitin 1965, Angus Barbieri, një 27 vjeçar nga Skocia, vendosi që të qëndronte plot 382 ditë pa ngrënë asnjë gjë për të rrëzuar peshën e tij të madhe.

Sot, Angus është i vetmi njeri në gjithë botën që ka qëndruar për këtë periudhë të gjatë pa ngrënë asnjë gjë dhe mban rekordin botëror të Guinness.

Në fakt, shkencëtarët ende nuk e kuptojnë se si Angus ka arritur të mbijetojë pa ushqim për një periudhë kaq të gjatë, pasi ata janë të bindur se pas 40 ditësh, kjo dietë bëhet tepër e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Pasi u paraqit në spital me një peshë prej 210 kg, Angus i bëri të ditur stafit mjekësor se do të hiqte dorë nga ushqimi dhe doktorët ranë dakort të ndiqnin progresin e tij.

Pas 40 ditëve të argjërimit, ai vazhdoi të rrinte pa bukë, duke mbijetuar për një vit vetëm me vitamina, maja dhe me vitamina C.Në ditën e 92-të, filloi të merrte pilulat e kaliumit dhe në ditën 345 – filloi të hante kripë. Gjithashtu, mund të pinte sa më shumë pije pa kalori të donte: si çaji, kafja dhe uji mineral.

Ndonjëherë, Angus hëngri vetëm pak sheqer dhe piu qumësht, sidomos gjatë ditëve të fundit të dietës së tij. Për ta arritur një gjë të tillë, ai duhej ta linte punën e tij në një dyqan ushqimor. Ai nuk mori asnjë trajtim mjekësor, edhe pse ai ishte i rrethuar nga mjekët në fillim.

Por, për shkak se ai ishte aq i përshtatshëm për të mos ngrënë, ai shpejt u lejua të shkonte në shtëpi dhe të jetonte atje. Vizitonte spitalin vetëm për të bërë disa teste shëndetësore. Mjekët pretendonin se personi në fjalë kishte një nivel shumë të ulët të glukozës që provonte faktin se ai nuk hante asgjë.

Por hipoglikemia nuk e ndaloi atë të bënte gjërat që ai zakonisht bënte dhe ai ende ndihej mirë. E vetmja gjë që duhej të bënte ishte të mos punonte për dyqanin ushqimor të babait të tij, i specializuar për të bërë peshk dhe patate të skuqura.

Kjo pasi edhe një person i vendosur si Barbieri, nuk do të ishte në gjendje të humbte peshën kur kishte aq shumë ushqim të shijshëm rreth tij. Vezët e ziera ishin pothuajse një delikatesë për të.

Angus ndaloi “agjërimin” e tij më 11 korrik 1966. Në 382 ditë, ai kishte humbur 125 kilogramë dhe ai peshonte vetëm 81 kilogramë. Pas përfundimit të “agjërimit”, Angusi kishte një vezë të zier për mëngjes me një copë bukë dhe gjalpë dhe një kafe. Sipas Angus, deri në atë kohë, ai pothuajse plotësisht kishte harruar se çfarë shije kishin ushqimet.

Pavarësisht se sa shpejt humbi aq shumë peshë, gjatë 5 viteve të ardhshme pas përfundimit të “agjërimit”, ai rifitoi vetëm 16 kilogramë. Angus u zhvendos në Warwick të Anglisë ku kishte dy djem dhe jetoi për 24 vite të tjera.

Ju mund të pëlqeni dhe këto