Flower
Flower

Sapo u martua me të fejuarën, dhëndrin e gjejnë në tualet duke kryer marrëdhënie me shokun

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një këngëtar dasmash me nofkën Willi ka telefonuar në emisionin “Lunatici” në radion e Rai2.

Ai është shprehur se i ka ndodhur një gjë e pazakontë teksa ka qenë në një dasmë në Abruzzo. Willi tregoi se kur ishte momenti i prerjes së tortës, dhëndri u zhduk dhe familjarët e nuses e gjetën atë në banjo duke kryer marrëdhënie me shokun e ngushtë.

Ai u shpreh më tej se nusja filloi të qante, por nuk u bë sherr. Më vonë, të afërmit e dhëndrit i kishin kërkuar që mos të këndonte më sepse nuk kishte arsye për të festuar.

 “Jam këngëtar dhe shpesh performoj në dasma. Dua t’iu tregoj atë që më ka ndodhur në një dasmë ku isha së fundmi në Abruzzo. E kapën dhëndrin duke festuar në një mënyrë pak të çuditshme. Duke qenë se nuk po e gjenin më dhe ishte momenti i prerjes së tortës, nisën kërkimet. Një familjare e nuses e gjeti në tualet duke festuar… po bënte seks me një shokun e tij. Nuk ka asgjë të keqe të kesh marrëdhënie me një mashkull, por dreqi e mori sapo ishte martuar me një femër. Këtu ka diçka që nuk shkon.Fatmirësisht më paguan gjithsesi! Festa nuk përfundoi me grushte, por nusja nisi të qante. Ndërkohë të afërmit e dhëndrit erdhën dhe më kërkuan që të mos këndoja më, pasi nuk kishte arsye për të festuar. Në 29 vite që këndoj nëpër dasma, nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto