Sakrifica e nënës për fëmijët/ Koala digjet vet për të shpëtuar të voglin e saj

Një foto e bërë në një zonë rurale të Australisë, është duke bërë xhiron e rrjetit për shkak të domethënies emocionuese që fshihet pas saj.

Në këtë zonë, shpërthyen zjarre të mëdha në pyje, pasojat e të cilit prekën dhe jetën e egër që jeton aty. Një nënë koala është kapur në fotografi me të djegura në trup pasi ka mbrojtur të voglin e saj me trup që ai të mos digjej.

Policia në Canungra e zbuloi koalën ditën e premte, ndërsa ajo u gjend e ulur në një pemë që ishte rrëzuar në tokë. Në veshë dhe qafë kishte shenja djegieje, ndërsa mbante të voglin me trupin e saj.

 “Gjithçka rreth tyre ishte e djegur shkrumb e hi. Kur i gjetëm, dukej sikur ajo ndodhej sipër të voglit, sikur po e përkundte”, ka thënë Peter Qaugh, duke shpjeguar se nëna dhe i vogli tani janë mirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto