Rriten shpresat/ Lindi nga nëna e infektuar me koronavirus, foshnja shpëton i paprekur

Më në fund vjen një lajm i mirë nga Kina pas shpërthimit të koronavirusit që i ka marrë jetën qindra personave.

Një djalë i porsalindur nga një nënë e infektuar me këtë virus në provincën Zhejiang të Kinës, ka rezultuar i paprekur nga virusi.

Vogëlushi, që është një djalë, i është nënshtruar testit të acidit nuklerik dhe nuk e mbart këtë virus. Ai po mbahet nën kujdes intensiv dhe nuk po lejohet të qëndrojë me nënën e tij të prekur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto