Flower
Flower

Qyteti pjesë e trashëgimisë botërore, por në Gjirokastër stolat kanë pamjen e çuditshme/ Foto

Qyteti i Gjirokastrës ka një ndërthurje të mahnitshme midis pjesës antike dhe asaj moderne, duke bërë që të jetë në listën e trashëgimisë botërore të UNESO prej vitit 2005.

Një prej pikave që frekuentohet shumë në këtë qytet përpos Kalasë, është Parku Natyror i Viroit, në të cilin u bënë investime 5 vite më parë.

Por pavarësisht rregullimeve, në këtë park vihet re pamja e çuditshme e stolave, një pjesë e madhe e të cilëve nuk kanë më ulëse.

Ky problem mund të shihet dhe në fotot më poshtë, ku dallohet se në disa prej tyre, për t’u ulur banorët kanë vendosur dërrasa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto