Publikonte video duke kërcyer në Tik Tok, vajza e re dënohet me tre vite burg

Një vajzë e re është dënuar me burg nga një gjykatë në Egjipt për shkak se postimet e saj duke kërcyer në Tik Tok janë quajtur si “nxitje përçmimi”.

Manar Samy është dënuar me tre vite burg nga Prokuroria nën akuzën e “nxitjes së mashtrimit, imoralitetit dhe nxitjes së instinkteve” përmes videove që publikonte.

Ky aktgjykim mund të apelohet me një gjobë prej 300.000 paund egjiptian, që shkon diku tek 19 mijë dollarë.

@samaimanarطب ممكن بقا نعمال ##حركة_الاكسبلور ##مشاهير ##عرب♬ original sound – mohamed.elgarhy

Avokati i saj, Hani Basyoni, ka thënë për “AFP” se lirimi me kusht është paguar, por ajo mund të presi disa kohë para se të lirohet nga burgu për shkak të festës së Kurban Bajramit. Gjykata ka caktuar një seancë dëgjimore më 15 gusht.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto