Flower
Flower

Profecia e frikshme e Viktor Hygo për Katedralen “Notre-Dame”: “Me ardhjen e pranverës, kisha do të di.gjet për…”

Libri i Viktor Hygo “Katedralja e Parisit” ka shënuar një rekord shitjesh në Amazon që pas zjarrit që ra të hënën pasdite në Katedralen e famshme Notre-Dame në Francë.

Por shkrimtari që e ka shkruar këtë libër në vitin 1831, e kishte parashikuar me detaje të frikshme momentin kur zjarri ka përfshirë Katedralen e Parisit dhe shumë veta kanë filluar ta quajnë këtë si një profeci të Hygo-s.

Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”, ka shkruar shkrimtari mes të tjerash në librin e tij.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto