Prindër të 14 djemve, çifti gëzohen pa masë kur lind vajza e tyre e parë

Një çift që kanë 14 djem, Kateri dhe Jay Schwandt, janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, e cila është fëmija i tyre i 15-të.

Më 5 nëntor, erdhi në jetë vajza e tyre e parë, e cila quhet Maggie Jayne. Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley.

Kjo familje është pjesë e shfaqjes “14 Outdoorsmen”, që ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme, si peshkimi, gjuetia dhe kampe.

“2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim motrën tonë të vogël, Maggie Jayne. Jemi shumë të lumtur”, u shprehën vëllezërit e vogëlushes së porsalindur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto