“Do legalizoj m*riju.anën dhe pr*stitu.cionin”, premtimet e ish modeles që kandidon për Presidente

Një ish modele e “Playboy” ka vendosur që të kandidojë për postin e presidencës në Kroaci, duke bërë disa premtime të pazakonta.

Ava Karabatic është një modele mjaft e njohur në Kroaci, pasi ka marrë pjesë në shumë emisione televizive dhe ka një numër të lartë fansash në rrjetet sociale.

Ajo madje ka vendosur të kandidojë për zgjedhjet e 2020 si presidentja e Kroacisë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, 30 vjeçarja shkruan se do legalizojë marijuanën dhe prostitucionin që punonjësit e seksit të kenë të ardhura të larta krahasuar me taksat.

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”, shprehet modelja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto