Flower
Flower

Preku zemrat e të gjthëve me foton ku shihej duke bërë detyrat në errësirë, djaloshit 9 vjeçar i ndodh mrekullia

Disa kohë më parë, u bënë virale në rrjet fotot e vogëlushit 9 vjeç, Daniel Cabrera, i cili shfaqej jashtë një restoranti duke bërë detyrat.

Arsyeja ishte se vogëlushi nuk kishte energji elektrike në shtëpinë e tij dhe për këtë arsye, ai përdorte dritën që vinte nga restoranti për të parë.

Këto momente i kapi në fotografi studentja Joyce Torrefranca, e cila i postoi ato në rrjetet sociale dhe menjëherë, fotot e vogëlushit bënë xhiron e rrjetit.

Njerëz të shumtë dhunuar donacione për Danielin dhe falë tyre, vogëlushi bashkë me të ëmën jetojnë tanimë në një shtëpi, qëranë e së cilës e paguan një prift.

Ndonjëherë i thosha të rrinte në shtëpi sepse nuk kisha para që ai të hante drekën në shkollë, por ai nuk donte, pasi mësuesja i kishte thënë se mund të qëndronte”, ka rrëfyer mamaja e Danielit në një intervistë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto