Po shikonte fëmijën nga monitori, mamaja shokohet kur sheh figurën e frikshme afër djalit (Video)

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një nëne të re teksa ishte duke parë nga monitori i fëmijës për të vështruar beben e saj.

Kerri Waterworth, 29 vjeçe, pretendon se ka parë fantazmën e gjyshes 90 vjeçare, duke ledhatuar nipin e saj në gjumë. Pasi pa ekranin fillimisht e mendoi se ishte merimangë, Kerri vrapoi menjëherë tek krevati i të birit, por nuk gjeti asgjë.

Ajo më vonë i ka shpërndarë këto pamjetnë rrjete sociale dhe beson se figura që shfaqet në video është krahu i gjyshes së saj duke përkëdhelur Ellis, 5 vjeçar.

Në video mund të shihet se kjo figurë i përkëdhel këmbën, barkun dhe kokën fëmijës, ndërsa më pas zhduket. Kerri ka rrëfyer se gjyshja e saj, Elizabeth, ishte shumë e lidhur me vogëlushin përpara se të ndahej nga jeta në vitin 2016.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto