Po kontrollonte oborrin, e moshuara zbulon unazën e rrallë të Shekspirit

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një gruaje të moshuar në Angli, e cila e kalon kohën e lirë duke kërkuar për gjëra me vlerë nëpër fshat me një detektor metali.

Por së fundmi, ajo ka arritur të zbulojë një unazë të rrallë. Gruaja e bëri këtë zbulim 20 cm nën sipërfaqen e tokës, ku zbuloi unazën e artë.

Në fillim ajo mendoi se unaza i përkiste ndonjë banori të zonës, por kur pa mbishkrimin në të, kuptoi që unaza i përkiste një periudhe më të vjetër kohore.

“E vërteta nuk tradhëton”, shkruhet në brendësi të unazës që Sue Kilvert, 66 vjeçe, ka gjetur në Rowington të Warwickshire-it.

Për “Daily Mail”, e moshuara ka thënë se unaza mund të jetë në pronësi të shkrimtarit të njohur britanik, William Shakespeare. Por teoria e saj ende nuk është vërtetuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto