Flower
Flower

Po konkurronte për çmimin e madh, gjimnastja thyen këmbët në rënien horror (Video)

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një atleteje të gjimnastikës nga Universiteti i Auburn, e cila ka thyer të dyja këmbët pas një rënie të tmerrshme.

Samantha Cerio po konkurronte në gjysmëfinalen e Baton Rouge më 5 prill, kur pasi po bënte kalimin e parë, ajo u rrëzua shumë keq dhe theu këmbët.

Vajzat u mblodhën menjëherë rreth saj dhe pritën të vinte aty stafi mjekësor. Pasi pësoi këtë incident fatal, Cerio shihet duke bërtitur në agoni, ndërsa mban këmbët në dysheme.

“Ishte shumë e vështirë ta shihje në atë gjendje. Ajo kishte shumë dhimbje. Gjëja e fundit që ajo tha ishte: ‘Shko ndihmoni vajzat’. Vajzat u mblodhën rreth saj. Ato do e bëjnë këtë gjë për të. E përqafova para se të dilte me mjekët dhe i thashë që do ja dilnim sot”, është shprehur trajneri i gjimnastes, Jeff Graba, i cili tha se ndonëse ka trajnuar shumë persona që nga vitet 1980, nuk ka parë kurrë një dëmtim të tillë.

“Nuk duhet të jemi të trishtuar, kjo nuk ka qenë ajo që unë kam dëshiruar. Ne duhet të mbledhim forcat për të vazhduar përpara”, kanë qenë fjalët e Cerio pasi u kontrollua nga stafi mjekësor.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto