Plas keq sherri mes dy shoferëve në Tiranë, ata përleshen fizikisht: “Uee ça m’ke bo!”

Gërvishtja e një makine është bërë shkak që dy shoferë të përleshen fizikisht. Ky denoncim i publikuar nga “JOQ” bashkë me videon nga sherri, tregon dy personat që zihen dhe më pas ndërhyjnë efektivët e policisë.

Denoncuesi shkruan se sherri erdhi pas një aksidenti që solli gërvishtjen e një furgoni tek zona e Urës së Selitës në Tiranë. “Më gërvishe makinë, uee ça m’ke bo!”, dëgjohet një nga personat në këtë video

Te ura e selites. Ishin godit dy makina, nje fugon me kta t zinjt me nje pasat. Dhe kta t zinjt po benin debat e donin t godisnin personin qe i kishte kapur pak fugonin. Në momentin qe erdhi policia, po i ndante ata filluan t perlesheshin me policin. Derisa u shtua nr i policeve dhe i kapen sepse n fillim ata e sulmuan policin dy prej tyre vun dor mbi policat”, shkruhet në denoncim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto