Peshonte 137 kg, 24 vjeçarja pëson transformimin drastik në pamje pas dietës ekstreme

 

24 vjeçarja Talicia Lees nga Sidney në Australi ishte e varur nga ushqimi dhe konsumonte më shumë se dy herë, hamburger në ditë.

Për shkak se hante shumë, ajo peshonte 137 kg. Mirëpo, kur zbuloi se vetëbesimi i saj ishte ulur shumë, katër vite më parë ajo vendosi të ndryshonte.

Kur pa se rripi i sigurimit të një prej lojërave në një park lojërash nuk punonte, ajo vendosi të dobësohej. Mjeku i saj i rekomandoi të merrte një dietë ketogjenike, që përmban një menu të përbërë nga ushqime me yndyrë dhe proteina të shëndetshme.

Kështu, ajo bashkë me dietën nisi përgatitjen për palestër dhe arriti të humbiste 51 kilogramë. Talicia tani peshon 86 kg.

“Unë frekuentoja palestrën por nuk humbja peshë sepse kisha gjithmonë uri. Pas provova dietën, nuk e ktheva më kokën pas. Ndihem më e shëndetshme se kurrë më parë”, ka thënë Talicia për mediat.

Ju mund të pëlqeni dhe këto