Pasi piu urinën e tij për famë, i riu merr vendimin e papritur për në fushën e politikës

Joey Salads u bë një Youtuber shumë i njohur pasi publikoi një video në këtë platformë duke pirë urinën e tij.

Sot, ndonëse nuk ka asnjë përvojë në fushën e politikës, ai ka vendosur që të kandidojë për një vend në kongres, në New York.

“Unë jam duke kandiduar për kongres, sepse republikanët e qytetit të Nju Jorkut, janë totalisht të injoruar nga liderët e tanishëm.  Ata vazhdimisht reagojnë kundër  interesave tonë. Unë do të përdor platformën time me 10 milionë ndjekës dhe 1 miliardë shikues për një vit për ta bërë të ditur që nuk do të harrohemi më, “#ForgottenNoMore”, shkruar ai në Twitter.

Më tej, Salads është shprehur se deri më tani ka investuar 40.000 dollarë nga xhepi i tij për të paguar për fushatën elektorale. Por njerëzit nuk janë të kënaqur dhe përmes disa statuseve, ata e kanë ofenduar Salads.

“Ndoshta nuk duhesh të kandidosh për kongres”, shkruajnë ndjekësit, duke i kujtuar videon e  famshme. “Ne nuk kemi nevojë për persona nazist që kanë pirë urinën e tij, por nuk kemi çfarë të bëjme jemi në Epokën e Trump-it”, shkruan një tjetër.

Ndërsa një person tjetër ka postuar dy foto të tij duke shkruar: “Cilën nga këto dy foto do përdorësh në kampanjë atë me kapelën MAGA apo duke pirë urinë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto