Pasi lindi vajzën, nëna e re përjeton surprizën e madhe 11 javë më pas

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një nëne të re. Pasi kishte lindur binjaken, ajo solli në jetë dhe një foshnje tjetër.

Liliya Konovalova është me origjinë nga Kazakistani dhe është 29 vjeçe. 11 javë pas binjakes, ajo lindi fëmijën tjetër.

Në maj të këtij viti, ajo solli në jetë vajzën e saj, Liya. Pas tre muajsh, lindi djalin e saj, Maxim.

Maxim është binjaku i Liya, ndërsa ky rast ka shokuar doktorët. Ky është rasti i parë i këtij lloji në vend.

Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan është shprehur se këto raste janë 1 në 50 milionë.

Kjo gjendje njihet ndryshe si mitra e dyfishtë dhe secili nga binjakët është zhvilluar në mitër më vete. Nëna ka edhe një vajzë 7 vjeçe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto