Pas “Skënderbeut”, Spiropali bën tjetër krahasim të bujshëm për kryeministrin Rama

Ministrja Elisa Spiropali ka bërë bujë kur disa vite më parë e krahasoi Edi Ramën me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

E ftuar së fundmi në “Ndryshe”, Spiropalit iu kërkua të bënte një përshkrim të veçantë të liderëve politikë në vend. Ajo Ramën e ka konsideruar si një rock star.

 “Berisha do të ishte AC/DC sepse kanë të njëjtin ritëm gjithë kohës… Monika Kryemadhi besoj se do të ishte si ato këngëtaret e korit të kishës që kanë atë qesen që marrin lëmoshat e kishës…

Edi Rama është një “Rock Star”, ndërsa Ilir Meta një “Baftjar”, kështu i përfundoi Spiropali krahasimet e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto