Pamje virale/ Burri bën gjestin e jashtëzakonshëm për gruan e tij shtatzanë

Një moment i pazakontë dhe njëkohësisht shumë i bukur është kapur nga kamerat në Kinë. Një burrë ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Në këto foto të publikuara në rrjetet sociale, shihet se burri është ulur dhe ka shërbyer si karrige për gruan e tij shtatzanë që po priste në rradhë për t’u vizituar në spital.

Nga fotot duket se gruaja s’ka duruar të qëndrojë dot më në këmbë dhe meqë aty afër s’kishte karrige, burri është bërë karrige për të.

Gruaja mbahet në murin ngjitur për të ruajtur ekuilibrin pasi është ulur mbi burrin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto