Pamje të rralla/ Dhërmiu mbulohet nga dëbora, ja si duket fshati turistik nën petkun e bardhësisë

Viti 2019 ka ardhur me temperatura të ftohta, ku shumë pjesë të vendit janë mbuluar nga bora. E këtë herë, këto reshje bore nuk kanë kursyer as jugun e Shqipërisë.

Fshati turistik e bregdetar i Dhërmiut është mbuluar dje nga dëbora dhe kjo ndodhi është aq e rrallë, saqë banorët janë habitur dhe kanë shijuar këtë fenomen në zonën e tyre.

Një qytetar ka dërguar disa foto e video nga Dhërmiu tek “JOQ”, tek të cilat shihet bora anës detit, që e ka mbuluar qytetin nën petkun e saj.

E rrallë në Dhërmi: Nevojitet borëpastruesja on Vidnews.

Ju mund të pëlqeni dhe këto