Pamje shqetësuese/ Dasmë në kohë koronavirusi në Kukës, njerëzit të grumbulluar festojnë bashkë

Kukësi është një nga qytetet më të prekur nga koronavirusi, ku dje u shënuan 11 raste të reja, të gjitha vatra të reja dhe vijojnë hetimet e këtyre vatrave.

Pavarësisht rregullave që pengohen grumbullimet masive, dasmat janë organizuar këtë periudhë. Së fundmi, një faqe në Facebook me emrin Shishtaveci ka publikuar fotot nga një dasmë që është organizuar në këtë zonë.

Nga pamjet, shihet se banorët janë kapur dorë për dore dhe kërcejnë e këndojnë sikur janë në një situatë normale. Dasma nuk është vënë re nga policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto