Pamje shokuese/ U zu keq me të dashurin, nëna hedh përtokë me forcë foshnjen e saj

Një ngjarje e tmerrshme është shënuar në Rumani, ku një grua me origjinë italiane ka hedhur fëmijën e saj nga holli i hotelit.

Mësohet se nëna ishte duke qëndruar në hotel për shkak të pandemisë. Kamerat kanë filmuar momentin kur ajo është zënë keq me të dashurin.

Në nerva e sipër, ajo ka hedhur fëmijën, ku foshnja ka përfunduar në kujdes intensiv në spital pasi ka marrë plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel të qytetit Timiosara dhe sipas mediave lokale, nëna e ka sjellë në jetë foshnjen dy javë më parë  në këtë zonë.

Ajo kishte shkuar në Timiosara për të takuar të dashurin 38 vjeçar nga Rumania, i cili po ashtu është babai i fëmijës.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto