Pamje drithëruese/ Vogëlushi lihet në mëshirë të fatit, askush nuk e merr teksa bie tërmet

Turqia është goditur pasditen e djeshme nga një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter që ka pasur si epiqendër qytetin e Izmirit.

Por së fundmi, një video nga momenti kur ka rënë ky tërmet, po bën xhiron e rrjetit. Në këtë video të kapur në një supermarket, shihet një fëmijë që është lënë krejt i vetëm.

Ndërsa bie tërmeti, vogëlushi shihet i mbështetur pas banakut, në pritje të kasierit, ndonëse toka po dridhej.

Gruaja që ishte pranë vogëlushit, si shumë të tjerë, ka dalë me vrap nga supermarketi. Vetëm një nga klientët shihet në fund teksa tërheq djalin dhe e nxjerr jashtë.

Burimi: Dosja.al

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto