Organizuan festën e çmendur duke thyer rregullat e izolimit, e pësojnë keq të rinjtë

Në shumë vende të botës njerëzit janë futur në karantinë me urdhër të qeverisë dhe janë ndaluar grumbullimet dhe aktivitet e ndryshme ku ka shumë njerëz.

Së fundmi, një grup të rinjsh në Stamboll kanë organizuar një festë me temë “koronavirusi” dhe ishin veshur si mjekë dhe infermierë.

Kjo festë është transmetuar live në rrjetet sociale. Në këtë festë kanë qenë gati 80 të rinj që po argëtoheshin me muzikë dhe alkool. Mirëpo, 11 prej tyre, duke përfshirë pronarin e ndërtesës janë ndaluar nga policia dhe ndodhen në arrest shtëpie.

Ju mund të pëlqeni dhe këto