Flower
Flower

“Janë vra.sës”, nusja nuk fton në dasmë të afërmit e miqtë se konsumonin mish

Historia e një nuse vegjetariane dhe vendimi i saj për të lënë jashtë dasmës të gjithë të ftuarit që konsumonin mish, ka bërë xhiron e rrjetit.

Këtë histori e ka treguar në rrjetin “Reddit” një përdorues me emrin ‘Gelatin Monkey’, i cili nëpërmjet një fotoje, ka treguar postimin që ka marrë nga një grup në Facebook me emrin “Vegan Revolution”.

Në këtë postim, një grua anonime u tregonte anëtarëve të tjerë se kishte lënë jashtë dasme të gjithë të ftuarit që hanin mish, të cilët i cilësonte si “vrasës”.

“..thjesht për pak kontekst, disa anëtarë të familjes u njoftuan që nuk janë të ftuar sepse ne nuk duam që të kemi vrasës të pranishëm në dasmën tonë, që supozohet të jetë një nga ditët më të lumtura të jetës sonë”.

Ky postim në Reddit ka marrë reagime të forta, ndërsa historia ka bërë xhiron e rrjetit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto