“Nuk më plas për koronavirusin”, të rinjtë përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave për të udhëtuar

Ndonëse koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duket se disa të rinjë po tregohen të pakujdesshëm.

“NBC News” ka treguar se shumë të rinj në SHBA kanë përfituar nga ulja e çmimit të biletave. Henkel është një 20 vjeçare nga Kalifornia që ka prerë bileta për të udhëtuar në tre shtete.

“Nuk më plas fare për koronavirusin”, është shprehur ajo. “Edhe sikur koronavirusi të bëhet më serioz, unë do jem duke udhëtuar. Nuk bëhet qejf duke ndjenjur në shtëpi të shqetësuar”, ka thënë e reja.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe shumë video nga të rinjtë, të cilët tregojnë se kanë ndërmend që të udhëtojnë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto