Nuk i shërbeu gruas që nuk kishte vendosur maskë, shpërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri

Një grua në San Diego, SHBA, tregoi e irrituar episodin që i kishte ndodhur, kur një kamarier në një lokal në Starbucks nuk i shërbeu sepse ajo nuk kishte vendosur maskën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks. Ai nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do marr policët dhe do të sjellë një ekzaminim mjekësor”, ka shkruar e revoltuar gruaja në Facebook.

Por kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë komentuar negativisht në Facebook, ku i kanë thënë vajzës se punonjësi i Starbucks thjesht ka ndjekur protokollin.

“Maska është budallëk dhe po ashtu njerëzit që i veshin”, ka thënë ajo. Mirëpo, prej ditës së premte ky postim ka patur 133 mijë komente.

Ndërkaq, një person i quajtur Matt Cowan, që nuk e njeh gruan dhe kamarierin, ka ngritur një llogari në GoFundMe në mbrojtje të kamarierit dhe për të janë mbledhur mbi 30 mijë dollarë.

“Unë thjesht kam dashur të them faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe ajo që të gjithë po bëjnë është një nder, por thjesht kam dashur t’i kujtoj të gjithëve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe ta duan njëri-tjetrin dhe të kujtojnë vendosjen e maskës”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto