Flower
Flower

Nuk e dinte që kishte puçrra, djali ndahet nga e dashura kur e shikon pa tualet: “Mos i mashtro njerëzit”

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një vajzë 20 vjeçare në rrjetin social “Reddit”, e cila ka treguar se si i dashuri i saj e la kur zbuloi se ajo kishte akne në fytyrë.

Vajza, që mendohet se është nga SHBA-të, zbuloi se vuan nga disa probleme hormonale dhe shpeshherë fytyra e saj irritohet shumë dhe mbushet plot me puçrra.

Por i dashuri i saj asnjëherë nuk e kishte parë atë me akne, pasi ajo zgjohej në mëngjes shpejt dhe vendoste tualet.

Mirëpo, një ditë e reja kishte vendosur t’i dilte siç ishte natyrale djalit dhe ai është habitur. Në fillim, djali u soll ftohtë, ndërsa më pas vendosi të ndahej nga ajo me pretendimin se ajo e kishte mashtruar.

“Në fillim nuk tha gjë, thjesht filloi të më shihte çuditshëm. Pastaj kur ishim vetëm më tha që nuk e dinte që kisha kaq shumë akne. Pas kësaj filloi të më rrinte ftohtë…derisa në darkë më tha që do të ishte më mirë të ndaheshim pasi nuk më pëlqente më. Dhe në fund fare më tha që nuk duhet t’i ‘mashtroj’ njerëzit kështu”, është shprehur vajza.

Ju mund të pëlqeni dhe këto