Nuk del asnjëherë në diell, 27 vjeçarja pretendon se është vampire: “Kam pirë gjak njeriu”

Lilith është një vajzë 27 vjeçare nga Britania e Madhe, e cila pretendon se është vampire dhe që kur ka qenë 18 vjeçe, ndjek një stil të veçantë jetese.

Lilith e ruan lëkurën e saj të bardhë, duke mos marrë rreze dielli. Ajo pi gjak dhe i pëlqen të vishet si personazhet e filmave horror.

Ndonëse bën një punë normale nga ora 9 deri në 5 në Londër, Lilith shprehet se e shmang dritën e diellit sepse e lodh.

“Do të thoja që u bëra një vampir në moshën 18-vjeçare, edhe pse nuk isha totalisht e ndërgjegjshme asokohe. Ndërsa tani e kam kuptuar”, ka treguar ajo, ndërsa shton se ritualin e pirjes së gjakut e bën me miratimin e njerëzve të tjerë në komunitetin e saj.

“Kam pirë gjak njerëzor fillimisht nga kurioziteti, ka një shije metalike, si bakër, por shijet ndryshojnë. Nuk është e thënë të pish shumë, është thjesht si një akt miqësor”, shprehet 27-vjeçarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto