Njihuni me Princeshën Qajar, konsiderohej si simboli i bukurisë dhe djemtë linin kokën për të

Kjo që shikoni në këto foto është Princesha Fatemeh Khanum, vajza e dytë e mbretit të Persisë, Nasar al-Din Shah Qajar, i cili udhëhoqi Persinë nga viti 1848 deri në 1896.

Fotoja e kësaj princeshe është bërë virale në rrjet, pasi në këtë periudhë të historisë persiane, femrat me mustaqe konsideroheshin shumë tërheqëse.

Princesha Qajar lindi në vitin 1855 dhe vdiq më 1905, ndërkohë kjo foto është shkrepur në mes të shekullit të 19-të, ku mustaqja tek femrat cilësohej si një simbol bukurie.

Ekzistojnë thashetheme se plot 13 meshkuj vranë veten për ta pasur atë, por këto fjalë nuk janë provuar nga historia deri më tani.

“Shumë foto dhe shkrime nga kjo periudhë e historisë persiane vërtetojnë se femrat e dinastisë Qajar mbanin një mustaqe të hollë në shenjë bukurie”, shprehet profesori Dr.Afsaneh Najmabadi, pranë Universitetit të Harvardit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto