“Në New York për pak shopping!”, tha se shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën, fotot e Ramës në dyqane bëjnë xhiron e rrjetit

Katër ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur përmes një postimi në Twitter se ishte nisur drejt SHBA-së për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Rama më 5 dhjetor.

Por këto ditë në media kanë qarkulluar disa foto të kryeministrit, i cili është shfaqur duke bërë Pazar në qendrat tregtare në New York.

Edhe vet ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të Ramës, i cili shihet i veshur me pallto të zezë, maskë me ngjyra dhe atlete sportive brenda një dyqani.

 “Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”, shkruan Berisha.

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në SHBA nuk ka dhënë komunikime për mediat, por mesazhi i fundit ka qenë vetëm kur ai u nis në Amerikë. Ndërkohë, Rama nuk ka reaguar mbi vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto