Morën taksi për t’u kthyer nga spitali në shtëpi, çifti i ri përjeton tm.err kur harrojnë foshnjën në makinë

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një çifti të rinjsh në Hamburg, të cilët kanë harruar foshnjen e tyre të porsalindur në taksi.

Policia lokale e ka bërë të ditur këtë lajm në Facebook, ku mësohet se çifti kuptuan se kishin harruar foshnjen në taksi sapo zbritën nga ajo dhe vunë re se diçka u mungonte.

Menjëherë babai vrapoi pas taksisë, por tentativat e tij ishin të kota pasi shoferi e niste makinën me shumë shpejtësi. Më pas, prindërit e rinj lajmëruan policinë, e cila u vu në ndjekje të taksistit.

FAMILIENZUSAMMENFÜHRUNGVor wenigen Tagen durfte eine junge Familie ihr kleines Glück vervollständigen und brachte in…

Gepostet von Polizei Hamburg am Montag, 20. Mai 2019

Vetëm kur u ul të hante diçka dhe më pas u rikthye në makinë, taksisti vuri re pasagjerin e pazakontë që ishte duke fjetur. Ai kontaktoi menjëherë me policinë, të cilët gjurmuan prindërit dhe foshnja u rikthye me shëndet të plotë në shtëpi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto