Miliarderi ofron 1 milionë dollarë për këdo që i përgjigjet pyetjes së tij

Miliarderi 75 vjeçar nga Las Vegas, Robert Bigelow, ka vendosur një çmim prej 1 milionë dollarësh për atë person që i përgjigjet pyetjes së tij.

Ai ka hapur një konkurs për shkencëtarët, ku një person duhet të argumentojë përmes një eseje me 25 mijë fjalë nëse ekzistenca e një shpirti vijon edhe pasi trupi i tij vdes.

Robert Bigelow

Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh do të gjykojnë këto ese dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.

Vendimi i miliarderit ka ardhur pasi gruaja e tij ka ndërruar jetë. Gjithashtu, ai është frymëzuar dhe nga përvojat paranormale që ka hasur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto