“Më vjen keq për humbjen tuaj”, i riu jep dorëheqjen me letrën epike, s’do ta besoni reagimin e shefit

Një djalë i ri ka arritur që ta kthejë dorëheqjen nga puna në një situatë komike. Sam Baines, 22 vjeç nga Sheffield, vendosi të jepte dorëheqjen duke i shkruar një letër shefit të tij.

Në këtë letër, Sam shkruante me shaka se ai do të përballej me një punë të madhe pasi do të largohej nga puna. Kjo letër është publikuar në rrjetet sociale nga kolegia e tij, Hannah dhe është kthyer menjëherë në virale.

“Më vjen keq për humbjen tuaj. Dita ime e fundit e punës është 28 korriku. Mendoj se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për ty. Kam punuar këtu për thuajse një vit dhe tani kam vendosur të ndjek universitetin në shtator”, i ka shkruar Sam shefit, ndërsa më pas ka sqaruar situatën.

“Ne jemi një ekip shumë i mirë dhe kemi një menaxher fantastik, ndaj shpesh bëjmë shaka me njëri-tjetrin. E dija se duhej të bëja diçka kreative për të të dhënë këtë lajm, i cili duhej të ishte edhe argëtues në të njëjtën kohë”, ka thënë Baines, i bindur se shefi ka qeshur me të madhe kur e ka lexuar këtë letër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto