Me rrogë deri në 10 mijë dollarë dhe pushime në hotelet më luksoze, kjo është puna e ëndrrave

E kush nuk do donte që të pushonte në hotelet më luksoze dhe të lahej në pishinat e tyre përgjatë gjithë verës?

Epo tashmë ekziston një punë që iu paguan për të bërë pikërisht këtë! Hotels.com ka nevojë të punësojë një “Poolhop”, i cili do të shkojë në SHBA dhe do të eksplorojë pishinat e hoteleve më të bukura në vende të ndryshme.

Nëse e fitoni këtë punë, do të keni mundësinë të shijoni pishinat më të bukura në SHBA dhe të qëndroni falas në hotele, si dhe të shkrepni foto të bukura për Instagram.

Jo vetëm dhoma dhe shërbim falas, por edhe një rrogë prej 10 mijë dollarë. Puna juaj do të konsistojë në një përshkrim të detajuar për çdo pishinë që vizitoni, në mënyrë që lexuesit të shikojnë reviews kur duan të prenotojnë pushimet  e tyre.

Burimi: Fastcompany

Ju mund të pëlqeni dhe këto