“Me ballokumet çamë rrjetin, do bëjmë prapë”, Kryemadhi komenton videon që bëri xhiron e rrjetit

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka qenë sot në Elbasan ku ka komentuar videon e saj që bëri bujë online. Në atë video, Kryemadhi shihej duke gatuar ballokume; ajo futi në tepsi 12 copë dhe prej andej dolën vetëm 6 copë.


Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se ideja ishte e vajzës së kandidates që ballokumet t’i ndanin në dy tepsi të ndryshme.

“Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote çamë rrjetin. I ndamë në dy tava. Sipas gojëdhënave dolën shumë të mira. Do bëjmë prapë që ti fusim gjashtë dhe të nxjerrim gjashtë, të mos na fusë Marta duart te tepsia”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto