Lëkundje të forta tërmeti live në emisionin e Eni Vasilit, publiku dhe të ftuarit në panik/ Video

Gazetarja e njohur Eni Vasili moderon prej kohësh emisionin “Open” në Top Channel. Së fundmi, lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në studio.

Gjatë transmetimit live ditën e enjte, në studio lëkundjet kanë krijuar panik tek publiku i “Open” dhe Eni është përpjekur t’i qetësonte.

Këto lëkundje kanë qenë me magnitudë 4 të shkallës Rihter dhe me qendër 4 km nga Shijaku. Eni po ashtu i ka treguar publikut si të reagojnë në rast lëkundjesh.

Kemi frikë nga këto lëkundje. Kemi frikë se janë shumë lëkundje. Frika shtohet pasi duhet të qetësojmë edhe fëmijët e vegjël”, ka thënë një zonjë nga publiku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto