Flower
Flower

Lançohet emoji i ri, kuptimi i tij po ‘tërbon’ gjithë meshkujt

Së fundmi, organizata përgjegjëse për aprovimin e emoji-ve, “Unicode”, ka aprovuar listën e re prej 230 emoji fringo të rinj që do të jenë shumë shpejt  për përdorim nga të gjithë.,

Në mesin e tyre përfshihet një tempull Hindu, një veshje Sari, Waffle, por emoji që është bërë më i famshmi, është i ashtëquajturi “pinching hand”.

Ky emoji është një dorë që është bërë gati për të kapur diçka, por shumë njerëz mendojnë se në fakt, ky emoji simbolizon një penis të vogël, për shkak se i njëjti gjest përdoret nga njerëzit që sugjerojnë se diçka është e vogël.

Në fakt, ky gjest është aq shumë i njohur për kuptimin e tërthortë që ka, sa nëse e përdorni për të treguar ndonjë gjë tjetër, veçse për t’iu referuar një organi të vogël gjenital mashkullor, me shumë siguri do të përcillni mesazhin e gabuar.

Sipas Emojipedia, Unicode do të lëshojë emojin e quajtur “pinching hand” dhe të tjerët më 5 mars, por gjithsesi do të duhet edhe disa muaj të tjerë para se ta keni në pajisjet tuaja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto