Flower
Flower

Kishte gërmuar për 5 vite tunelin me kokën e dushit, i burgosuri e pëson keq gjatë arratisjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në Brazil, ku një i burgosur kishte gërmuar për pesë vite një tunel.

Këtë gjë ai e kishte bërë vetëm me një kokë dushi dhe raportohet se tuneli ishte 40 metra i gjatë. Por mediat braziliane kanë raportuar se teksa u përpoq të arratisej, i burgosuri ka ngecur në tunelin që ndërtoi vet.

Foto ilustruese

Ai ka thirrur gardianët e burgut për ndihmë, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrëfikëses që ta nxirrnin prej tunelit. Kështu, i burgosuri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, jo vetëm që nuk ia doli mbanë të arratisej, por tashmë në dënimin e tij i është shtuar dhe akuza e arratisjes nga burgu.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto