Kërcimi i Donald Trump gjatë fushatës bëhet viral, presidenti bën xhiron e rrjetit/ Video

Presidenti Donald Trump ka vijuar me fushatën e tij elektorale pas shërimit nga koronavirusi. Së fundmi, Trump ka qenë në një takim të rradhës në Pensilvani.

Në fillim, ai i është drejtuar mbështetësve të tij dhe u ka kërkuar të ndjejnë dhimbjen e të gjithëve që po luftojnë me Covid-19, pasi edhe vet ai u infektua.

Ndërkaq, Trump ka deklaruar se tanimë është imun nga koronavirusi pasi u trajtua me medikamentet e virusit Ebola.

Në fund të fjalimit të tij, u vendos në sfond kënga e grupit “Village People” dhe Trump kërceu për disa minuta, moment ky që është bërë viral në media.

Ju mund të pëlqeni dhe këto